Automjet me mall kontrabandë ndalohet mes Banjskës dhe Sharani Kamen, gjenden targa të Serbisë dhe radiolidhje
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të mbushur me mallra të kontrabanduara në veri të vendit, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe targa të Serbia dhe pajisje radiolidhjeje. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 6 prill rreth orës 19:15 në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen, në Mitrovicë Veri. Njësitë e Policisë…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të mbushur me mallra të kontrabanduara në veri të vendit, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe targa të Serbia dhe pajisje radiolidhjeje.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 6 prill rreth orës 19:15 në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen, në Mitrovicë Veri. Njësitë e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë një aksioni kundër kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton lajmi.net.
Pas vënies në ndjekje, zyrtarët kanë arritur ta lokalizojnë veturën e dyshimtë, por personat që ndodheshin në të e kishin braktisur dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 32 thasë me pantallona, që përmbanin gjithsej 1,217 palë xhinse, si dhe një thes me 303 rripa pantallonash. Po ashtu, brenda veturës janë zbuluar një palë targa të Serbisë, një kanistër plastike me naftë dhe një pajisje radiolidhjeje.
Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar nga njësitë e Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejme nga Dogana.
Raporti i plotë: