Autobusi pa shofer
Kompania partnere e Mercedes Benz, Daimler gjatë një show të automjeteve në Gjermani ka zbuluar të ardhmen e transportit publik, e ky është një autobus me autopilot.

Auto & Tek
Autobusi është dizajnuar nga sistemi i BRT në Evropë dhe nuk duket ndryshe nga autobusët tjerë modernë, por veçantia e tij qëndron në aftësinë për të vozitur vetë.
Ai mund të interpretojë sinjalet nga dritat e trafikut, duke përdorur një sistem të avancuar të kamerave, kështu që shoferi mjafton ta aktivizojë autopilotin. Në rast të ndonjë parregullsie, autobusit i ndizet alarmi për dhënien e kontrollit shoferit.