Autobiografia e Vierit
Ish sulmuesi i mirënjohur italian, Christian Vieri do të shkruajë një libër. Lajmi është bërë i ditur nga ish ylli i Azzurrëve, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Vieri, ish anëtar i skuadrave më të mëdha italiane përfshirë Interin, Juventusin dhe Milanin do t’i bashkohet figurave të mirënjohura të…

Sport
Ish sulmuesi i mirënjohur italian, Christian Vieri do të shkruajë një libër. Lajmi është bërë i ditur nga ish ylli i Azzurrëve, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Vieri, ish anëtar i skuadrave më të mëdha italiane përfshirë Interin, Juventusin dhe Milanin do t’i bashkohet figurave të mirënjohura të futbollit si sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic e së fundmi edhe ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson që shkaktuan bujë të madhe me publikimin e autobiografive.
Karriera e Vierit bëri lëvizje mjaft të pazakonshme kurse ai bëri lajm edhe me veprimet e tij jashtë fushës së lojës, dhe aferave me shumë modele italiane.
Andaj, autobiografia e tij mund të jetë një tjetër publikim interesant nga bota e sportit.