Austria shqyrton shtimin e forcës në KFOR
Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Gerald Klug, ka thënë se Vjena zyrtare është duke e analizuar mundësinë e shtimit të numrit të paqeruajtësve në misionin e NATO’së në Kosovë.

Lajme
Austria po shqyrton mundësinë e shtimit të trupave ushtarake në Kosovë.
Si një prej shteteve jo-anëtare të NATO’s, Austria edhe ashtu ka kontingjentin më të madh ushtarak në KFOR.
Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Gerald Klug, ka thënë se Vjena zyrtare është duke e analizuar mundësinë e shtimit të numrit të paqeruajtësve në misionin e NATO’së në Kosovë.
Sipas tij, ky vendim mund të merret para fundit të këtij muaji.
“Është e mundur të rritet numri për 100 ose 130 paqeruajtës”, citohet të ketë thënë Klug, nga mediet beogradase, transmeton RFE.
Ministri Klug ka thënë se Austria i kushton rëndësi të madhe sigurisë në rajon, ndërsa paralajmëroi se Vjena zyrtare është duke analizuar edhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane.