Australi, fillojnë hetimet për keqtrajtimin e të miturve

Kryeministri i Australisë ka thirrur një komision, pas raportimeve të televizioneve për keqtrajtimet që rojat e burgut po u bëjnë të miturve në këtë vend.

Bota

26/07/2016 10:56

Në një program televiziv janë parë pamje të adoleshentëve, të cilat ishin të zhveshur lakuriq, dhe sulmoheshin nga rojat.

Një nga djemtë që shihet në fotografitë e publikuara, është më fytyrë të mbuluar, ndërsa po keqtrajtohej në një karrige mekanike.

Raporti vë në pikëpyetje një kulturë të institucionalizuar për keqtrajtimin e adoleshentëve në qendrat korrektuese.