Auroville: ky është qyteti i të ardhmes ku nuk ka politikë, fe apo nacionalitet  dhe të gjithë janë të barabartë

Kush nuk do të donte të jetonte këtu.

Fun

08/03/2021 09:40

Auroville, apo qyteti i agimit, është një qytet internacional i gjendur në jug të Indisë. Ky qytet u krijua si një eksperiment, se si do të funksiononte shoqëria pa politike dhe fe, shkruan lajmi.net.

Këto janë disa fotografi nga brenda qytetit, dhe disa detaje rreth tij.

Ata nuk kanë besime fetare, por bëjnë një jetë spirituale.

Ka një tempull në qendër të qytetit, që përdoret për meditim dhe joga.

Por mos mendoni se jeta këtu është si një pushim i pafundmë. Të gjithë kanë detyra dhe punë që duhet të bëjnë.

Qëllimi kryesorë i edukimit në Auroville është që të iu jap fëmijëve një mundësi të rriten, zhvillohen dhe përmbushin ëndrrat e tyre, ata përpiqen të aftësojnë fëmijët në anën kreative, dhe të mbajnë ata aktiv fizikisht.

Nuk ka makina në këtë qytet, mjeti kryesorë i transporti është motoçikleta.

Në Auroville jetojnë rreth 2 mijë persona nga 45 shtete të botës.

Auroville është një eksperiment, si një tentativë për të krijuar një eko-fshat gjigant ku njerëzit e të gjitha shteteve jetojnë në paqe dhe harmoni së bashku.

Hap pas hapi, ata krijojnë vendin e tyre perfekt. Meqë qyteti ekziston akoma, kjo dëshmon që projekti ka qenë një sukses i vërtetë. /Lajmi.net/