Audi sjell modelin ekskluziv Panteri i Zi
Audi ka përgatitur modelin R8 RWD Panther Edition për vitin 2021, me serinë e kufizuar në vetëm 30 njësi.
Auto & Tek
Makina përdor një motor V10 atmosferik 5.2 litërsh me 540 kuaj fuqi dhe 540 Nm çifte rrotulluese. Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 323 km/orë.
Unike për tregun e Amerikës së Veriut dhe e kufizuar në vetëm 30 njësi, edicioni R8 Panther do të jetë modeli i parë R8 ku fuqia është në rrotat e pasme dhe mbërrin në sallone të makinave këtë dhjetor, transmeton Lajmi.net.
Dhe siç mund ta shihni, ato rrota të mrekullueshme kanë theks të kuq të ndezur. Duaje ose urreje, ato rrota të kuqe janë këtu për të qëndruar. Audi tha se Edicioni i saj 2021 R8 Panther do të mbërrijë në dyqanet e SHBA-së këtë muaj.
Çmimet bazë fillojnë me rreth 183,000 dollarë. /Lajmi.net