Audi S8 apo Bentley Flying Spur, kush e fiton garën e shpejtësisë?

Një garë e re e shpejtësisë ka marrë vëmendjen e entuziastëve të veturave.

Auto & Tek

27/09/2020 21:33

Gara karakterizohet me disa nga makinat më luksoze. Konkretisht, në garë janë të përfshira Audi S8 dhe Bentley Flying Spur.

Për sa i përket S8-shit, modeli i ri i Audisë posedon motor 4.0-litërsh të t ipit V8, që arrin të prodhojë 571-kuajfuqi. Makina posedon ndërrues shpejtësish me tetë opsione.

Në anën tjetër, prodhimi i Bentley-t posedon motor 6.0-litërsh të tipit W21, teksa prodhon 635 kuaj-fuqi. I njëjti po ashtu posedon ndërrues shpejtësish me tetë mundësi ndërrimi.

Për çështje sekondash, Bentley arrin ta fitojë garën. /Lajmi.net/

YouTube player