Aubameyang zbulon sa afër ishte t’i bashkohej Tottehnamit
Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se ai pothuajse nënshkroi për Tottenhamin vite më parë dhe tani më mirë do të tërhiqej sesa t'i bashkohej rivalëve të Londrës veriore të Arsenalit.
Sport
Reprezentuesi i Gabonit iu bashkua Arsenalit në vitin 2018 pas pesë vitesh me Borussia Dortmund dhe aktualisht është kapiteni i klubit.
Por ylli i Gunners mund të kishte përfunduar te Spurs pas bisedimeve me klubin.
I pyetur nga ‘Sky Sports’ nëse do të preferonte të tërhiqej apo të nënshkruante për Tottenhamin, Aubameyang tha: “Nuk keni nevojë ta bëni pyetjen, ju e dini tashmë [përgjigjen], unë do të tërhiqesha.
“Aq më tepër sepse nuk e di nëse e dini, por disa vite më parë isha afër nënshkrimit për Tottenhamin dhe në fund nuk e di se çfarë bënë ata. Kështu që do të tërhiqesha me siguri.
“Unë isha në St-Etienne mendoj [në atë kohë], nuk jam i sigurt, ose në fillim të Dortmundit. Nuk e mbaj mend saktësisht.
“Erdha këtu, shkova në stadium edhe në White Hart Lane. Një ditë më pas ata thjesht nuk u përgjigjën, nuk më thirrën kurrë, kështu që unë thashë: ‘Ok, mos u shqetëso’, prandaj çdo herë që unë luaj kundër tyre, ata e dinë [pse jam tepër i motivuar]”.
Aubameyang humbi ndeshjen e parë të sezonit të Arsenalit për shkak të sëmundjes, por është paraqitur në të gjitha ndeshjet e tyre pasuese në Premier Ligë.
Ai ka katër gola në emër të tij në ligën angleze këtë sezon, ndërsa shënoi një hat-trick teksa mposhti West Brom 6-0 në Kupën Carabao.
Skuadra e Mikel Artetës është aktualisht e pesta në Premier Ligë dhe e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke fituar tetë dhe dy barazime. /Lajmi.net