Aubameyang zbulon arsyen e mungesës, falënderon Arsenalin për mbështetjen
Kapiteni i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang ka treguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram se nëna e tij është e sëmurë.
Sport
Aubameyang është lënë jashtë skuadrës për dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, ku rastësisht të dyja ishin kundër Southampton.
Mungesa e 31 vjeçarit u vërejt më së shumti në humbjen 1-0 në FA Cup ndaj Southampton, ndërsa më 26 janar Gunners fituan 3-1, transmeton lajmi.net.
Aubameyang kishte udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e së shtunës para se të largohej vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes. Ai më pas zbuloi të mërkurën pasdite se kishte mbështetur nënën e tij.
“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe thirrjet gjatë ditëve të fundit,” shkroi ai në Instagram.
“Nëna ime po kalon disa çështje shëndetësore dhe unë duhej të isha aty për të. Ajo tashmë është shumë më mirë dhe unë do të kthehem në shtëpi sonte”, përfundoi ai.
Ndeshja e ardhshme e Arsenalit do të jetë kundër Manchester United, më 30 janar në kuadër të Premierligës./Lajmi.net/
View this post on Instagram