Aubameyang thotë se Arteta ishte problemi i vetëm te Arsenali
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se trajneri Mikel Arteta ishte i vetmi problem te Arsenal dhe insiston se asnjëherë nuk ka dashur asgjë keq gjatë kohës te "Topçinjtë".
Sport
Ylli nga Gaboni dje u prezantua nga Barcelona, derisa në orët e kaluara edhe mbajti konferencën e parë për shtyp, transmeton lajmi.net.
Aubameyang u largua nga Arsenal disa javë pasi Arteta ia hoqi shiritin e kapitenit, pasi theu rregullat disiplinore.
Në konferencë për shtyp, Arteta ka konfirmuar se problemi i vetëm ka qenë tekniku spanjoll.
“Ishin disa muaj të komplikuar, ndonjëherë futbolli është kësisoj. Nëse do thosha ndonjë gjë, do thosha se asnjëherë nuk kam dashur asgjë të jetë keq”.
“Duhet ta vendosi këtë prapa meje, është në të kaluarën dhe dua të mendoj për të tashmen”.
I pyetur për Artetan, Aubameyang u përgjigj: “Po, mendoj se ishte vetëm me të dhe pastaj mora vendimin”.
“Nuk mund të them asgjë, nuk ishte i lumtur dhe kjo ishte. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse kështu ka ndodhur. Jam shumë i lumtur, jam më mirë në këtë mënyrë”.
Ndërkohë, Aubameyang pritet të debutojë në vikend ndaj Atletico Madridit./Lajmi.net/