Aubameyang: Kam biseduar me Dembelen, do doja të qëndronte
Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se ka biseduar me bashkëlojtarin Ousmane Dembele dhe shpreson që francezi të qëndrojë.
Sport
Ylli nga Gaboni është duke shkëlqyer bashkë me Dembele, sidomos në ndeshjen e fundit, ku ishin të pandalshëm, transmeton lajmi.net.
Aubameyang është pyetur rreth situatës së Dembeles dhe tha që shpreson që ky i fundit të qëndrojë.
“Kam biseduar me Ousmane Dembele dhe nëse do vazhdojë pas këtij sezoni, i duhet të vendos, prandaj të shohim”.
“Do doja që Ousmane të qëndronte dhe jam shumë i lumtur të luaj pranë tij”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelonën e pret një sfidë të vështirë ndaj Real Madridit në vikend./Lajmi.net/