Aubameyang i dërgon mesazh lamtumire Mesut Ozil

Pierre-Emerick Aubameyang i ka dërguar një mesazh lamtumire Mesut Ozilit, i cili është larguar nga klubi.

Sport

19/01/2021 17:10

Ozil, i cili së fundmi u zyrtarizua si një lojtar i ri i klubit Fenerbahce, ka pranuar mesazhe të ndryshme nga bashkëlojtarët e tij.

Njëri nga shokët e tij është edhe Aubameyang, i cili ka shkruar një mesazh për të. Ai në rrjetin e tij social Instagram postoi një foto me mbishkrimin: “Dua të të falenderoj dhe t’i uroj gjithë të mirat”, transmeton lajmi.net.

Më pas ai gjithashtu shkroi se nuk ka nevojë për të treguar se sa i mirë ka qenë ai në fushe dhe jashtë saj.

“Shihemi së shpejti në Fortnite, vëlla”, shtoi në fund Aubameyang, duke treguar se vazhdojnë të luajnë videolojëra me lojtarin./Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aubameyang Pierre-Emerick (@auba)