“Aty do jetë yll absolut”, legjenda e Liverpool këshillon Pogban për kalimin te Real Madrid

Legjenda e Liverpoolit, Steve Mcmanaman ka këshilluar yllin e Man Unitedit, Paul Pogba të largohet dhe t'i bashkohet Real Madridit.

Sport

11/11/2021 12:58

Kontrata e francezit skadon në verë dhe do jetë i lirë që me 1 janar, të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub jashtë Premierligës, me Real Madrid dhe PSG që janë gati të bëjnë ofertë, transmeton lajmi.net.

28-vjeçari është kritikuar për paraqitjet te Man United, duke mos qenë futbollisti i sezoneve të kaluar. Mcmanaman beson që Pogba duhet të largohet për t’iu bashkuar Unitedit, ngase është gjeja e duhur në karrierë.

“Është lëvizje e lehtë për Real Madrid ta marrin atë. E merrni falas, pra nuk ka çfarë të thuhet më shumë”.

“Shikoni çfarë kanë në skuadër, Modric që është 36, Kroos në të 30, Casemiro do jetë 30 në shkurt”.

“Për këtë arsye e shikoni. Sigurisht, një numër i madh i lojtarëve në skuadër janë të mirë gjithashtu. Nuk mendoj që do jetë problem të sjellin Pogban në skuadër”.

“A është duke luajtur mirë për momentin? Sigurisht që jo. Kjo është e lehtë të thuash. Ishte i dobët ndaj Liverpool, ndaj Atalanta ishte i ngadaltë dhe disa herë ka humbur formën që nuk është mjaftueshëm mirë për të hyrë në skuadrën e Realit”.

“Nuk e di nëse skuadra e United luan në fuqinë e tij, por nëse shkon te Real Madrid, atëherë po dhe nëse ka Mbappe ose Haaland përpara, do jetë absolut yll aty”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Pogba thuhet se ka kërkuar të jetë futbollisti më i paguar në skuadër për të rinovuar kontratën./Lajmi.net/