Atletico në epërsi të dy golave ndaj Barcelonës pas pjesës së parë (VIDEO)

Atletico Madridi është duke e mposhtur skuadrën e Barcelonës në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë.

Sport

02/10/2021 21:58

Sfidën e hapi Thomas Lemar i cili realizoi në minutën e 23-të pas një asistimi nga Luis Suarez.

Rezultatin e dyfishua kur Lemar dhe Suarez ndërruan vendet, me francezin i cili asistoi këtë herë për uruguajanin.

Barcelona gjendet në krizë të madhe rezultatesh, megjithatë ende nuk e ka shijuar humbjen këtë sezon, dhe duket se Atletico do të i’a bëjë të parën sonte ‘blaugranasve’.

Me golin e realizuar ndaj Barcelonës, Luis Suarez tani i ka shënuar të gjitha 31 skuadrave me të cilat është ballafaquar në La Liga.

/Lajmi.net