Atletico Madridi gjen pasuesin e Diego Costas, por nuk është Milik

Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e një sulmuesi të ri gjatë janarit, meqenëse sulmuesi Diego Costa ndërpreu kontratën.

Sport

04/01/2021 23:42

Me largimin e spanjollit dhe me sulmuesin Alvaro Morata që është larguar në verë, Atletico ka probleme në sulm, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose është identifikuar si opsion real për “Los Rijoblancos”.

Braziliani është duke shkëlqyer me Real Soceidadin, derisa është i hapur për kalimin të Atletico sepse edhe mund të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, transferimi i Arkadiusz Milik pritet të dështoi sepse Napoli kërkon 15 milionë euro, vlerë që cilësohet e lartë për klubin madrilen./Lajmi.net/