Atletico Madrid në super formë, mbyllin pozitivisht pjesën e parë ndaj Sevillas

Atletico Madrid dhe Sevilla nuk kanë mundur që të zhvillojnë ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga dhe ta po e luajnë tani.

Sport

12/01/2021 22:21

Atletico Madrid po vazhdojnë formën e tyre mjaftë të mirë, ata janë në avantazh minimal 1-0 ndaj Sevillas, transmeton lajmi.net.

Përkundër faktit që moti i ftohtë ka ndikuar në ndeshjet e Los Colchoneros, këta të fundit nuk po dinë të ndalen në La Liga.

Tani, ata kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, pas një goli të Correa 17’, i cili erdhi si rezultat i një asistimi të Kieran Trippier./Lajmi.net/