Atletico Madrid në ‘frymën e fundit’ barazon ndaj Villarrealit

Atletico Madrid ka arkëtuar një pikë në shtëpi ndajVillarreal.

Sport

30/08/2021 00:03

“Los Rijoblancos” në minutën e fundit ia dolën ta barazojnë rezultatin në 2 – 2, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte shumë agresivë për dy skuadrat, ngase kishte disa përlejshe të vogla, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte gol.

Ishin mysafirët që gjetën golin përmes Trigueros, që realizoi supergol (52′).

Pas vetëm katër minutave, nga një gabim në mbrojtje përfitoi Correa që asistoi për Luis Suarez (56′).

Ndërkohë, pritej që Atletico të përmbyste, por Villarreal sërish gjeti golin, këtë herë përmes Danjuma që u asistua nga Pino (74′).

Derisa mendohej se sfida, përfundoi portieri bëri gabim skandaloz duke realizuar autogol, që Villarrealit i humbë dy pikë.

Pas këtij barazimi, Atletico bie në pozitën e pestë me shtatë pikë, derisa Villarreal renditet në vendin e 11-të me tre sosh./Lajmi.net/