Atletico Madrid në disavantazh pas pjesë së parë ndaj Espanyol
Kampioni aktual, Atletico Madrid është në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë.

Sport
Golin e vetëm gjatë kësaj pjese e shënoi sulmuesi Raul de Tomas pas një goditje të bukur me kokë nga një krosim prej rivënies nga këndi, në minutën e 40-të.
Sulmuesi 26-vjeçar përfundon ecurinë e tetë ndeshjeve radhazi pa shënuar gol, pas shënimit të sotëm ndaj kampionit, raporton Squawka.
Njëherit ky është edhe goli i parë i shënuar i Espanyol në kampionat për këtë sezon, pasi deri më sot ishin skuadra e vetme që nuk kishin shënuar asnjë gol në kompeticion të La Ligas. /Lajmi.net
Espanyol finally get past Oblak and have their first goal of the LaLiga season!
Great header ? pic.twitter.com/MKvuNMOSFv
— ESPN FC (@ESPNFC) September 12, 2021