Atletico Madrid mposht Mallorcan, i afrohet Realit
Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Mallorca. Ata fituan 3:1, dhe iu afruan Realit që mban vendin e dytë në vetëm dy pikë, shkruan lajmi.net. ‘Rojiblancos’ fillimisht e gjetën vetën në disavantazh, pasi Nastasic shënoi për Mallorca. Megjithatë, Rodrigo de Paul shënoi për vendasit, dhe barazoi shifrat. Pjesa e parë…
Sport
Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Mallorca.
Ata fituan 3:1, dhe iu afruan Realit që mban vendin e dytë në vetëm dy pikë, shkruan lajmi.net.
‘Rojiblancos’ fillimisht e gjetën vetën në disavantazh, pasi Nastasic shënoi për Mallorca.
Megjithatë, Rodrigo de Paul shënoi për vendasit, dhe barazoi shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat, 1:1.
Pjesa e dytë më mirë nisi për Atleticon.
Ata rikthyen rezultatin me anë të Alvaro Morata, i cili shënoi në minutën e 47’.
Kurse për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Yannick Carrasco, belgu realizoi në minutën e 77’.
Vlen të përmendet që Vedat Muriqi e nisi nga stoli këtë takim.
Ai u fut në lojë në minutën e 56′, por nuk arriti të lë gjurmë.
Me këtë fitore Atletico Madridn qëndron në vendin e tretë me 63 pikë, kurse Mallorca ka 40 pikë në vendin e 11./Lajmi.net/