Atletico Madrid merr një goditje të ‘rëndë’, një tjetër lojtar lëndohet

Qendërmbrojtësi Jose Maria Gimenez do të humbasë tre javë për shkak një dëmtimi muskulor.

Sport

13/02/2021 11:03

Sikur Atletico Madrid të mos kishte mjaft probleme me COVID-19, tani ata kanë marrë edhe një goditje tjetër, transmeton lajmi.net.

Lojtari jo vetëm që do të humbasë në të paktën katër ndeshje të LaLiga Santander por edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në fazën e 16-të kundër Chelsea.

Ndeshjet të cilat di do t’i humbasë janë ato në ligë kundër Granada, Leaventes (dy herë), Villarreal dhe potencialisht edhe derbin kundër Real Madrid.

Në mungesë të tij, Diego Simeone do të ketë në dispozicion vetëm tre qendërmbrojtës, gjë që, duke pasur parasysh preferencën e tij të fundit për tre mbrojtës, do të thotë se ai do të kockat e zhveshura./Lajmi.net/