Atletico Madrid konsideron rikthimin e Griezmann

Sulmuesi Antoine Griezmann është një ndër lojtarët që mund të shitet gjatë verës dhe një ndër destinacionet e mundshme është ish skuadra, Atletico Madrid.

Sport

19/05/2021 10:25

Trajneri i “Los Rijoblancos” dëshiron të përforcojë sulmin, që nuk ka qenë në formën e lartë si më parë, transmeton lajmi.net.

Presidenti i klubit, Cerenzo dje la të hapur mundësinë e nënshkrimit me Griemzann nëse katalunasit janë të hapur për shitjen, pra që nënkupton se marrëveshja mund të arrihet në javët në vijim.

Griezmann pavarësisht që ka filluar të gjejë formën e vjetër, do konsideronte rikthimin te Atletico, ku kaloi vitet më të mira të karrierës.

Barcelona do pranojë shitjen e francezit vetëm një vlerë të lartë./Lajmi.net/