Atletico Madrid i rikthehet fitores

Atletico Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja. ‘Rojiblancos’ mposhtën 3:0 skuadrën e Real Valladoli, transmeton lajmi.net. Gjatë gjithë takimit ndeshje më te mirë bën vendasit, duke shënuar plot tri herë. Serinë e golave e hapi Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e 18′ të ndeshjes. Në minutën e 23′ ishte Antoine Griezmann ai…

Sport

21/01/2023 20:23

Atletico Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja.

‘Rojiblancos’ mposhtën 3:0 skuadrën e Real Valladoli, transmeton lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit ndeshje më te mirë bën vendasit, duke shënuar plot tri herë.

Serinë e golave e hapi Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e 18′ të ndeshjes.

Në minutën e 23′ ishte Antoine Griezmann ai që dyfishoi rezultatin.

Kurse për golin e tretë u përkujdes Mario Hermoso pesë minuta më vonë.

Kështu pjesa e parë u mbyll 3:0 në favor të Atleticos.

Në pjesën e dytë loja e lojtarëve të Deigo Simeones ishte e qetë dhe nuk prodhoi gola.

Valladolid në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e Jan Oblak.

Nuk duhet harruar që sot debutimin me madrilenët e bëri lojtari i tyre më i ri, Memphis Depay.

Holandezi luajti 15 minuta, pasi në të 75′ i zuri vendin Alvaro Moratës.

Me këtë fitore Atletico ndodhen në vendin e katërt me 31 pikë.

Kurse, Real Valladolid pozicionohen në vendin e 17 me 17 pikë./Lajmi.net/