Atletico Madrid fiton pa telashe ndaj Osasunas – hap i rëndësishëm drejt top katërshes

Atletico Madrid ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim kundër Osasuna.

Sport

19/02/2022 18:09

‘Los Rojiblancos’ kanë shënuar fitore me rezultat 0:3 në udhëtim kundër Osasuna, për të arkëtuar tri pikë të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Ndeshja u zhbllokua qysh në minutën e tretë, kur portugezi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë, në atë që ishte ndeshja e 100-të për të.

Atletico dyfishoi epërsinë vetëm në pjesën e dytë, kur Luis Suarez ka një distancë e largët shënoi për 0:2, pasi pa portierin jashtë pozitës së tij.

Rezultati final u vulos në minutën e 89’ të takimit, nga Correa.

Atletico shkon tashmë në kuotën e 42 pikëve për pozitën e katërt, me 3 pikë dhe dy ndeshje më shumë sesa Barcelona.

Osasuna mbetet në kuotën e 32 pikëve për pozitën e nëntë në tabelë. /Lajmi.net/