Atletico Madrid e do Hector Bellerinin

Atletico Madrid është i interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Sport

22/06/2021 13:40

Pasi kaloi shumicën e karrierës profesioniste, 26-vjeçari thuhet se është i hapur për sfidë të re, transmeton lajmi.net.

Klubet nga e gjithë Evropa, përfshirë PSG-në dhe Real Betisin janë të lidhur me spanjollin.

Sidoqoftë, sipas Marca, Ateltico do t’i bashkohet kësaj gare në rast që ndajnë rrugët me Kieran Trippier ose Sime Vrsaljko në verë.

Derisa kampioni i La Ligas dëshiron të mbajë Trippier, gjiganti anglez Man United ka interesim të plotë dhe ekziston mundësia që muajt e ardhshëm të paguajë vlerën e 50 milionë eurove.

Në një situatë të tillë, Atletico do kishte para për të transferuar lehtësisht Bellerinin./Lajmi.net/