Atletico Madrid arrin marrëveshje me sulmuesin brazilian

Atletico Madrid tash e sa kohë është në kërkim të një sulmuesi për të pasur në radhët e tyre për sezonin e ri.

Sport

23/08/2021 13:57

Klubi spanjoll ishin të interesuar për shërbimet e sulmuesit serb të Fiorentinas, Dusan Vlahovic, megjithatë Fiorentian ka insistuar se lojtari nuk është në shitje dhe kanë hedhur poshtë një ofertë nga ekipi madrilen.

Sidoqoftë, madrilenët duket se kanë gjetur alternativën tjetër për fazën e sulmit.

Atletico Madrid tani raportohet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Matheus Cunha nga Hertha Berlin, për një shumë rreth 30 milion euro.

Sipas raporteve nga Gjermania, Hertha Berlin ka pranuar ofertën nga ekipi madrilen, dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me spanjollët. /Lajmi.net