Atletico Madrid afër nënshkrimit me ‘Luis Suarezin e ri’

Atletico Madrid është afër të kompletojë transferimin e yllit uruguaian, Matias Arezo, ndryshe që njihet si 'Luis Suarezi i ri'.

Sport

13/04/2021 14:44

18-vjeçari ka vëmendjen e top klubeve evropiane falë formës së mrekullueshme në të cilën është duke kaluar, përcjellë lajmi.net.

Atletico është në negociata të avancuara për talentin dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen për 12 milionë euro.

Në rast që gjithçka vazhdon sipas planit, atëherë Arezo do t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones në përgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Arezo ka shënuar 14 gola për River Plate që nga janari, derisa debutimin e bëri qysh në moshën 15-vjeçare.

Kontrata me gjigantin argjentinas i skadon në dhjetor të vitit 2022./Lajmi.net/