Atletico ‘fluturon’ mbi Vjenë

Atletico Madrid shënoi edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve. Skuadra e trajnerit Diego Simeone shkatërroi Austrinë e Vjenës duke e mposhtur si mysafir me rezultat të thellë 3-0. Raul Garcia i kaloi spanjollët në epërsi, herët në minutën e 8’të, kurse në atë të 20’të, super sulmuesi Diego…

Sport

22/10/2013 21:43

Atletico Madrid shënoi edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve. Skuadra e trajnerit Diego Simeone shkatërroi Austrinë e Vjenës duke e mposhtur si mysafir me rezultat të thellë 3-0.

Raul Garcia i kaloi spanjollët në epërsi, herët në minutën e 8’të, kurse në atë të 20’të, super sulmuesi Diego Costa e dyfishoi avantazhin e mysafirëve.

I njëjti futbollist realizoi edhe në minutën e 53’të për të konfirmuar fitoren e re të Atleticos që kështu ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën eliminatore.

Në duelin tjetër, Zenit St Petersburg fitoi në udhëtim te Porto me rezultat minimal 1-0. Alesandr Kerzhakov e realizoi golin e fitores në minutën e 86’të.

Pas tri ndeshjesh, Atletico Madrid kryeson me 9 pikë, dhe përcillet nga Zenit me 4, Porto me 3 dhe Austria me 1.