Atletico bën hap mbrapa në garën për titull, pëson humbje nga Sevilla

Atletico Madrid ka bërë gabim në garën për titull duke lëshuar tri pikë në udhëtim te Sevilla.

Sport

04/04/2021 22:56

“Los Rijoblancos” u mposhten nga Sevilla me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte interesante me lojë që më së shumti zhvillohej në mesfushë, derisa Sevilla kishte rastin e artë nga pika e bardhë, por Ocampos nuk ia doli të mposht Oblakun (8′).

Ishte Acuna që realizoi pas asistimit të Navas, gol që për Sevillan vlen tri pikë.

Pas kësaj humbje të Atleticos, gara për titull bëhet edhe më e zjarrtë.

Skuadra e Diego Simeone mban kreun me 66 pikë, tri më shumë se rivali lokal Real Madrid, derisa Barcelona renditët në pozitën e tretë me 62 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/