ATK vjen me sqarim për sektorin e ndërtimtarisë lidhur me TVSH-në

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka dhënë sqarime lidhur me zbatimin e ngarkesës së kundërt të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas ATK-së, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor. “Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet…

Lajme

22/09/2026 11:02

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka dhënë sqarime lidhur me zbatimin e ngarkesës së kundërt të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas ATK-së, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

“Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Para faturimit, sigurohuni që ta keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën e aplikimit të TVSH-së.

Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje me ligjin.”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Lajmi.net/