ATK thyen rekordin – mbledh gjysmë miliard euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të parë që nga themelimi i saj, ku vlera e mbledhur e të hyrave ka arritur në 501 milionë e 640 mijë e 196 euro, 46 milionë euro ose 10% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme

30/12/2019 14:54

Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimi të jashtëzakonshme të ATK-së në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimet e rregullta me tatimpagues, bashkëpunimet me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, çdoherë duke respektuar kornizat ligjore, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/