ATK mbledh 43.7 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka grumbulluar 465.7 milionë euro të hyra për periudhën janar-nëntor 2019, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 10.4% apo 43.7 milionë euro më shumë.

Lajme

10/12/2019 13:50

Përveç të hyrave, ATK gjatë këtyre muajve ka punuar me intensitet të lartë në arritjen e objektivave të përcaktuar paraprakisht, të cilat janë prioritete strategjike dhe njëkohësisht janë të bazuara në planin strategjik, siç janë rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale dhe trajtimi i borxheve.

Veç këtyre, në fokus do të mbetët avancimi i mëtejmë i teknologjisë informative.

ATK thotë se do të vazhdojë më përkushtim t’i zbatojë të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklarojë drejt pjesën që i takon me ligj.