Atalanta mposht Milanin, bëhet lidere në Serie A
Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së 15-të në Serie A. Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në epërsi me një asistim të De Roon. Por, 10 minuta më vonë, Alvaro Morata i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Rafael Leaos. Me…
Sport
Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në epërsi me një asistim të De Roon.
Por, 10 minuta më vonë, Alvaro Morata i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Rafael Leaos.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën pati një fund dramatik.
Milani nuk arriti të mbahej, pasi lejoi Ademola Lookman të shënojë golin e epërsisë për vendasit në minutën e 87-të.
Pas javës së 15-të, Atalanta është lidere me 34 pikë, ndërsa Milani në të shtatin me 22 sosh.
Në xhiron e 16-të, Milani do të përballet me Genoan.