Moti i vranët dhe me reshje shiu gjatë së shtunës

Gjatë ditës së shtunë vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi…

Lajme

31/10/2026 08:07

Gjatë ditës së shtunë vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Kushtet atmosferike pritet të jenë kryesisht të freskëta dhe me lagështi, ndaj qytetarëve u rekomandohet të kenë me vete çadra gjatë lëvizjeve në ambient të hapur./lajmi.net/