Ata që mund ta mposhtin këtë frizer në FIFA 20, do të fitojnë qethje falas

Disa nga banorët e Notingamit të Britanisë së Madhe po kursejnë para për qethjen e flokëve, meqë një berber ka bërë oferta tunduese për konsumatorët e tij.

Fun

13/10/2019 21:34

Në rast të fitimit të ballafaqimit ndërmjet berberit Conor Storer në video-lojën ‘FIFA 20’, prerja do kushtojë asnjë kacidhe, njofton GiveMeSport, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, në rast humbjeje, konsumatorin e pret më e keqja: ai do të detyrohet të paguajë dyfish për qethje.

“Duke qenë subjektiv, do të thosha se do mposhtja një shumicë në FIFA”, deklaroi ai.

“Mesatarisht, do të mposht më shumë konsumator sesa do të humbas. Kjo, pasi që kam luajtur FIFA që nga 2003-ta”, deklaroi tutje ai.

A do guxonit ta sfidonit atë? /Lajmi.net/