Astrit Desku i bashkohet listës së LDK-së, Abdixhiku: Profesionist i jashtëzakonshëm që i duhet Kosovës

Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot një emër i ri nga fusha e teknologjisë dhe inovacionit, Astrit Desku, i cili do të jetë pjesë e listës zgjedhore të partisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti Deskun si një forcim të rëndësishëm për ekipin, raporton…

Lajme

06/12/2025 17:43

Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot një emër i ri nga fusha e teknologjisë dhe inovacionit, Astrit Desku, i cili do të jetë pjesë e listës zgjedhore të partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti Deskun si një forcim të rëndësishëm për ekipin, raporton lajmi.net

Abdixhiku e përshkroi Deskun si një ndër profesionistët më të vlerësuar të ICT-së në vend, me karrierë të ndërtuar mbi dije, përvojë dhe integritet.

“Astriti është një prej njerëzve më të zotë të teknologjisë dhe inovacionit në vend. Me doktoratë në shkenca kompjuterike, studime ndërkombëtare dhe dhjetëra certifikime profesionale, ai vjen në LDK si njeri i punës, jo i fjalëve,” ka deklaruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen Astrit Desku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mirëpriti Astrit Deskun i cili do të jetë pjesë e listës së LDK-së.
Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës i bashkohet një prej njerëzve më të zotë të teknologjisë dhe inovacionit në vend: Astrit Desku. Punëtor e profesionist që ka ndërtuar karrierën e tij vetëm me dije, përvojë dhe integritet.
Me doktoratë në shkenca kompjuterike, studime ndërkombëtare dhe dhjetëra certifikime profesionale, Astriti është një nga ekspertët më të respektuar të ICT-së në Kosovë. Ka udhëhequr ekipe të mëdha, ka zhvilluar projekte të rëndësishme dhe sot drejton zhvillimin e softuerit në një prej kompanive më të fuqishme të sektorit. Është edhe ligjërues universitar, duke ndarë dijen e tij me gjeneratat e reja. Astriti vjen në LDK si njeri i punës, jo i fjalëve. Si profesionist që di të ndërtojë, të udhëheqë dhe të zgjidhë probleme. Ai përfaqëson pikërisht atë që i duhet vendit: njerëz me dije, e me vizion për të ardhmen digjitale të Kosovës.
Aderimi i tij është forcim për listën tonë dhe një mesazh i qartë:
LDK po bashkon njerëzit më të mirë të këtij vendi.
Mirë se vjen në ekip, Astrit Desku!
Me shëndet, punë të mbarë e suksese në këtë rrugëtim./Lajmi.net/