Asllanit i bëhet pritje speciale pas ndeshjes me Empolin, firmos edhe fanellën e Kombëtares “Kuqezi”

Interi arriti të trumfonte në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-3, teksa në minutën e 85-të, trajneri Inzaghi vendosi të aktivizojë edhe mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani. Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf, shkruan…

Sport

23/04/2023 22:05

Interi arriti të trumfonte në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-3, teksa në minutën e 85-të, trajneri Inzaghi vendosi të aktivizojë edhe mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani.

Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf, shkruan Lajmi.net

Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanellat e Shqipërisë me vete, që autografi i mesfushorit të lihej te to. Një moment vërtet special dhe një pritje tepër e ngrotë që duket se e ka emocionuar jashtë mase Asllanin. Për më tepër shikoni videon: