“Askush s’i beson më përrallave të Kurtit” – Hoxhaj flet nëse ka përafrim PDK – VV

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çfarëdo përpjekje për përafrimin e partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është e kotë. Hoxhaj teksa ka folur për darkën mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur se ka shumë dallime…

Lajme

28/06/2024 12:44

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çfarëdo përpjekje për përafrimin e partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është e kotë.

Hoxhaj teksa ka folur për darkën mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur se ka shumë dallime mes këtyre dy partive dhe kjo e bën përafrimin të zorshëm.

“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha”, ka thënë ai për RTV 21.

Hoxhaj ka qenë radikalisht kundër kryeministrit Kurti, duke thënë se “askush nuk i beson më përrallave të tij”.

“Kosova mund të kthehet në binarë vetëm në qeverisje të PDK-së , kërkush ma nuk i beson përrallave të Albin Kurtit i cili gjatë katër viteve të fundit nuk mbahet mend për një reformë , për një koncept për një progres të vetëm, për një rezultat të vetëm”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Madje, qeverisjen me Kurtin dhe VV-në, Hoxhaj e sheh si të dëmshme.

“Interes i Kosovës është ne të mos mbesim shpjetësia e fundit e zhvillimit në rajon si kemi mbetur këto katër vitet e fundit. Për këtë unë mendoj se ma nuk ka hapësirë që të ketë koordinim para se të mbahen zgjedhjet , ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike, por për këtë duhet të shtrohet pyetja se cila duhet të jetë platforma e partive politike opozitare pas zgjedhjeve meqenëse une e shoh një qeverisje më Kurtin të dëmshme cdo subjket politik që mundet ta bëjë”, ka thënë ai.