Askush s’e deshi Lazion
Trajneri i Lazios, Edy Reja është shprehur i pakënaqur me atë që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Ai humbi një prej futbollistëve kryesor të ekipit pasi mesfushori brazilian Hernanes iu bashkua Interit. Mirëpo, asnjëri prej objektivave të tij nuk deshi të vinte në Stadio Olimpico. “Pa dyshim se më vjen…

Sport
Trajneri i Lazios, Edy Reja është shprehur i pakënaqur me atë që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ai humbi një prej futbollistëve kryesor të ekipit pasi mesfushori brazilian Hernanes iu bashkua Interit.
Mirëpo, asnjëri prej objektivave të tij nuk deshi të vinte në Stadio Olimpico.
“Pa dyshim se më vjen keq për futbollistët që u larguan. Kemi kërkuar dhjetëra futbollistë por na refuzuan të gjithë. Juventus kishte disa futbollistë për të cilët ishim të interesuar, por edhe ata na refuzuan”, deklaroi Reja.
“E deshëm Giovincon, ai nuk erdhi. Biabiany dukej shumë afër, por në fund mbeti në Parma. Shumë e shumë të tjerë. Më vjen keq për të gjithë ata që na refuzuan, mund të na ndihmonin shumë. Andaj, kërkoj që tifozët të na ndihmojnë”, u shpreh ai.