ASK: Shënon rritje numri i vizitorëve në hotele

Në muajin gusht 2025, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 92.544, prej tyre 35.7 për qind ishin vendorë dhe 64.3 për qind të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht 2024, kur ishin 76.899 vizitorë, ka rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 20.3 për qind, njofton Agjencia e Statistikave të…

Lajme

08/10/2025 16:33

Në muajin gusht 2025, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 92.544, prej tyre 35.7 për qind ishin vendorë dhe 64.3 për qind të jashtëm.

Krahasuar me muajin gusht 2024, kur ishin 76.899 vizitorë, ka rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 20.3 për qind, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin e publikuar sot Statistikat e Hotelerisë për muajin gusht 2025, ASK bën me dije se numri i net-qëndrimeve në gusht 2025 ishte 189.728 prej tyre 39.1 për qind vendorë dhe 60.9 për qind të huaj.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve gusht 2024 – gusht 2025

turist 1

 

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13.914 dhe 37.200 net-qëndrimeve.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve sipas rajoneve gusht 2024 – gusht 2025

turist 2

 

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas shteteve prej nga vijnë

turist 3

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën gushtin 2024 ka pasur rritje të vizitorëve për 30.7 për qind. Në total, ishin 59.485vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishin nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra, Turqia etj., raporton KosovaPress.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve sipas shteteve prej nga vijnë gusht 2024 – gusht 2025