Asim Gashi së shpejti me katër këngë të jugut të Shqipërisë (Video)

Asim Gashi është një ndër këngëtarët e pakt që vazhdon t’i kultivojë me shumë ëndje të gjitha këngët me vlera.

ShowBiz

13/06/2016 17:51

Ai gjatë gjithë kohës është i përkushtuar të këndojë ‘live’ dhe t’i dhurojë fansave të tij këngë të mrekullueshme.

Ndërsa tani ai ka përfundimin e realizimit të katër këngëve të jugut, që pritet që të lansohen gjatë këtij muaji.

Gjithashtu këngëtari përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij që kanë ndihmuar në realizimin sa më të mirë të këtyre këngëve që ai sigurisht që u jep edhe më shumë jetë me zërin që ka.

Duhet kujtuar që Asim Gashi është ndër këngëtarët me zërin më të veçantë që realizojnë këngë në mënyrën më të mirë të mundshme kështu duke mos lënë anash asnjëherë muzikën e vërtetë shqipe, dhe mundësinë e shpalosjes së fuqisë që ka zëri i tij.