Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival po arrin kulmin, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave për festivalin. Vetëm gjashtë ditë para nisjes së ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe 10 për qind e biletave, duke sinjalizuar…

ShowBiz

25/07/2026 12:07

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival po arrin kulmin, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave për festivalin.

Vetëm gjashtë ditë para nisjes së ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe 10 për qind e biletave, duke sinjalizuar se festivali është shumë pranë statusit “sold out”.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë siguruar biletën, të nxitojnë ta bëjnë këtë sa më parë, pasi numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar.