Mot me diell dhe temperatura deri në 31 gradë të dielën

Të dielën, më 26 korrik, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara rreth zonave malore. Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri…

Lajme

25/07/2026 23:50

Të dielën, më 26 korrik, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara rreth zonave malore.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 31 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./lajmi.net/