Asgjësohen 3981 rrënjë kanabisi në Krujë, dy persona në pranga

Dy persona u arrestuan sot gjatë një operacioni antikanabis në Krujë, ndërsa u asgjësuan 3981 rrënjë bimë narkotike.

Lajme

12/07/2015 18:57

Efektivët e komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të operacionit “Bushnesh 2015″, arrestuan në flagrancë 2 shtetasit Gëzim Myrta 39 vjeç, banues në Krujë dhe Erjon Myrta 26 vjeç, banues në Krujë pasi, nga një kontroll i ushtruar në Bushnesh u konstatuan 40 parcela me 3981 rrënjë kanabis sativa dhe 420 fidanë, raporton Shekulli.al.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provave materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike ” neni 284 të Kodit Penal.