Asani për debatin Kosovë – Shqipëri për Dakun e Mujën: Jemi vëllezër, Daku edhe Muja e kanë pritur Kosovën (Video)

Jasir Asani, i ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë me dy golat e shënuara në kualifikimet e “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Polonisë në fanellën e Shqipërisë. Futbollisti shqiptar nga Shkupi, që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gwangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net. Asani ka folur për “çështjen” Mirlind Daku…

Sport

18/09/2023 23:16

Jasir Asani, i ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë me dy golat e shënuara në kualifikimet e “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Polonisë në fanellën e Shqipërisë.

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gwangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net.

Asani ka folur për “çështjen” Mirlind Daku – Arbnor Muja, të cilët e zgjodhën Shqipërinë duke u larguar nga Kosova.

Në ditët e fundit në media është hapur një debat i madh nëse kanë gabuar apo jo Daku dhe Muja që janë larguar nga Kosova.

“Nuk duhet të bëhet fare debate pasi jemi vëllezër. Kosova ka lojarë të mirë. Nuk duhen përçarje në familje. Edhe Daku edhe Muja e kanë pritur Kosovën dhe tani kanë ardhur te Shqipëria dhe mendoj se të gjithë shqiptarët janë të lumtur”, ka thënë në intervistën për Lajmi.net, Jasir Asani.