Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Haradinaj: Hap kolosal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se përkrahja e sotme për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Evropës është një hap kolosal. Kështu ka thënë Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook pas zhvillimeve në Asamblenë e KiE-s. “Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të…

Lajme

16/04/2024 20:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se përkrahja e sotme për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Evropës është një hap kolosal.

Kështu ka thënë Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook pas zhvillimeve në Asamblenë e KiE-s.

“Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova ka vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriur.

“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë e saj”, është shprehur Haradinaj.

Postimi i plotë: