“As unë si ti” Beatrix i bën “diss” me këngë Borës?

Ishte njëra nga personazhet më të komentuara të kësaj sezone në "BBV".

ShowBiz

01/04/2022 18:48

Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila sa ishte pjesë e këtij spektakli krioj një lidhje me aktorin Donald Veshaj. Ky i fundit më herët ishte në lidhje me moderatoren Bora Zemani, shkruan lajmi.net.

Ramosaj pasi u largua nga ky spektakel i krijoi këngë Donaldit, ku mori miliona klikime.

Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati shumë pasi çifti u nda pak kohë pas përfundimit të spektaklit.

Ndërsa në këtë kohë Beatrix po vazhdon të punoj në aspektin profesional.

Këngëtarja përmes një postimi në “Instagram” ka njoftuar se sot në ora 20:00 ajo do ta publikoj një këngë të cilën ka vendosur ta titulloj “As unë si ti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X 🧿 (@beatrixramosaj)

Titulli i këngës lë për të nënkuptuar shumë dhe duket se këngëtarja po iu drejtohet Borës.
Pasi që fillimisht ka qenë Bora ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” , ka shkruar se sonte në orën 20:00 ka një befasi për fansat – këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”.  /Lajmi.net/