AS: Reali do të tentojë nënshkrimin me Haaland në vitin 2024

Ndonëse nuk i ka shumë kohë që prej zyrtarizimit të Erling Haaland si lojtar i Manchester Cityt, zërat që e lidhin norvegjezin me klubet e tjera nuk kanë pushuar.

Sport

18/06/2022 07:54

Është pikërisht gazeta spanjolle AS, sipas të cilës Real Madridi po përgatitet për një transferim të sulmuesit në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Klauzola liruese e lojtarit prej 150 milionë euro atëherë do të jetë valide dhe “Los Blancos” nuk e kanë ndërmend ta humbin si rast.

Ky mobilizim i hershëm vije pasi, siç dihet, në atë kohë kontrata e Karim Benzemas skadon dhe supozohet se i njëjti nuk mund të vazhdojë me formën aktuale edhe pas dy viteve.

Gjithsesi, ky plan i madrilienëve shtrihet shumë para në kohë dhe mund të ndryshojë, nëse forma e Haaland pëson rënie. /Lajmi.net/