As Ralf Rangnick nuk e fton Vesel Demakun tek Austria

Kombëtarja e Austrisë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e qershorit.

Sport

23/05/2022 16:21

Ralf Rangnick ka bërë të ditur listën e tij të parë si drejtues i kombëtares së Austrisë, përcjell lajmi.net.

Trajneri gjerman ka grumbulluar në listë Hannes Wolf që luante i huazuar te Swansesa, si dhe Stevie Lainer.

Por, në listë nuk ka pasur vend për lojtarin me prejardhje kosovare, Vesel Demaku.

Demaku ka qenë i lidhur edhe me një afrim të mundshëm te kombëtarja e Kosovës, por deri më tani nuk ka të reja.

Ai mbulon repartin e mesfushës dhe aktualisht luan me skuadrën e Austria Vienna. Më poshtë mund ta shihni listën e Austrisë. /Lajmi.net/