‘AS’: Barcelona dhe Lewandowski arrijnë marrëveshje

Sipas të përditshmes spanjolle, ‘AS’ Barcelona dhe Robert Lewandowski kanë arritur marrëveshje.

Sport

19/05/2022 19:39

E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë temë diskutimi në të gjitha mediat.

Barcelona është skuadra që po kërkon shërbimet e sulmuesit polak të Bayern Munich.

Sipas “AS” negociatat mes palëve po shkojnë mirë, teksa thuhet se është arritur marrëveshja mes tyre, me një kontratë për 3 sezone në “Camp Nou”, teksa polaku do të përfitonte 9 milionë euro në sezon.

Dje, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ishte në zyrat e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja.

Sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona nuk do të paguajnë më shumë se 60 milionë euro, sidomos duke pasur parasysh moshën e lojtarit (në gusht mbush 34 vjeç) dhe se kontrata përfundon vitin e ardhshëm dhe ai do mbetej lojtar i lirë./Lajmi.net/